Aksion i Prokurorisë: Arrestohen shtatë persona - dyshohen për mashtrim, shpërlarje parash e hyrje në sisteme kompjuterike - NACIONALE

Aksion i Prokurorisë: Arrestohen shtatë persona - dyshohen për mashtrim, shpërlarje parash e hyrje në sisteme kompjuterike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar shtatë persona, në shtatë lokacione në Kosovë.

Të njëtjti dyshohen për veprat penale: Hyrje në sistemet kompjuterike, mashtrim dhe shpërlarje parash.

Njoftimi:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA PROKURORIA SPECIALE DHE POLICIA E KOSOVËS

NDALOHEN SHTATË PERSONA PËR HYRJE NË SISTEMET KOMPJUTERIKE, MASHTRIM DHE SHPËLARJE TË PARASË

Prishtinë, 21 shkurt 2024 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

Aksioni është zhvilluar në shtatë (7) lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’.

Lajme të ngjashme