Aksident në Trudë të Prishtinës, tre të lënduar
Tre të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mbrëmje në fshatin Trudë të Prishtinës.
Këtë e kanë konfirmuar edhe autoritetet gjegjëse policore për rajonin e Prishtinës.
Sipas informacioneve të deritanishme, në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 20:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Trudë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”.