Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, lëndohen tre persona - NACIONALE

Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, lëndohen tre persona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë, ku tre persona janë lënduar.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Nacionale.

Sipas Ahmetit, në aksident janë përfshirë dy automjete.

Sot rreth orës 16:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Lajme të ngjashme