Aksident në Nekoc të Drenasit, dy të vdekur
Dy të vdekur dhe një i lënduar nga një aksident që ka ndodhur në magjistralen Komoran - Carralevë, saktësisht në fshatin Nekoc.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Bëhet e ditur se i njëjti aksident ngjau rreth orës 17:00.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”.