Aksident në Duhël të Therandës - NACIONALE

Aksident në Duhël të Therandës

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën "Ibrahim Rugova", saktësisht në fshatin Duhël.

Këtë për Nacionalen e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

"Sot rreth orës 16:10 në Autostradën "Ibrahim Rugova" në KM e 34-të, Suharekë-Duhël është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime, ku kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion. Një person është lënduar si pasojë e aksidentit dhe i njëjti është përcjell në emergjencë në Prizren për trajtim mjekësor".

Tutje ai u bëri thirrje shoferëve që të kenë më tepër kujdes.

"Kërkojmë nga pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë vigjilentë, të përshtatin shpejtësinë e automjetit me kushtet në rrugë dhe të respektojnë shenjat e trafikut", tha Hoxha.

Lajme të ngjashme