Aksident në aksin Koplik-Shkodër, dy persona në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e vona të së dielës në Shqipëri, gjegjësisht në aksin Koplik - Shkodër.
Kështu bën të ditur ABC News, që shton se i njëjti vetaksident ngjau pranë ish-Institutit të Misrit.
Sipas mediumit në fjalë, makina ka goditur murin anësorë, teksa dy personat që kanë qenë brenda janë dërgur në spital, derisa gjendja e tyre raportohet të jetë e rëndë.
