Aksident me fatalitet në rrugën Prizren – Reqan, vetura rrokulliset 10 metra poshtë
Një veturë është rrotulluar 10 metra në rrugën Prizren – Reqan, ku ka përfunduar poshtë në lugun e lumit, dhe si pasojë ka humbur jetën vozitësi i veturës.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prizren Shaqir Bytyqi, i cili tha see deri te aksidenti ka ndodhur pasi që ngasësi i automjeteti ka humbur kontrollën, ka kaluar në anën e majtë të rrugës duke goditur anësoren dhe ka rënë poshtë në lugun e lumit.
“Me datë 06.03.2024 rreth orës 15:40 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën Prizren-Reqan me pasoja fatale. Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi (F.M. I lindur me 1954 , mashkull) nga fshati Llokvicë, Prizren, derisa ishte drejtuar automjetin humbë kontrollin e automjetit dhe kalon në anën e majtë të rrugës ,e godet anësorën dhe bie poshtë në lugun e lumit, automjeti bie nga lartësi përafërsisht 10 metra.” – ka thënë Bytyqi.
Trupi i viktimës është dërguar pa shenja jetë në IML, ndërsa në aksident është lënduar pasagjerja e cila është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal në Prizren.
“Si pasojë e aksidentit ngasësi mbetet I vdekur në vend ,ndësa pasagjerja (E.M. e lindur më 1957 ) pëson lëndime trupore, ajo është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pas tretmanit mjekësor është liruar. Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi I pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë. Rastin është duke e hetuar Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit.” – ka thënë Bytyqi.