Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë - Pejë - NACIONALE

Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë - Pejë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidentit të ndodhur në rrugën kryesore Prishtinë – Pejë, saktësisht tek “Kroi i mbretit”.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:20.

Në rrugën Nacionale Prishtinë-Pejë, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare dhe si pasoj e njëjta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e policisë.

Për këtë rast është njoftuar edhe prokuroria, ku trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa 44-vjecari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme