Aksident me fatalitet në rrugën Arbën Xhaferi - NACIONALE

Aksident me fatalitet në rrugën Arbën Xhaferi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën Arbën Xhaferi, saktësisht në kilometrin e 24-tër në drejtim të Prishtinës.

Lajmin për Gazetën Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka njoftuar se në aksident ka qenë e përfshirë vetëm një veturë.

Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete”, ka bërë ttë ditur ai.

Tutje Krasniqi ka bërë të ditur se policia është marrë me rastin duke kryer procedurat lidhur me këtë aksident.

Lajme të ngjashme