Aksident me fatalitet në Podujevë: Kamioni e godet çiklistin i cili nuk iu mbijeton plagëve
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Podujevë.
Një kamion e ka goditur çiklistin duke ia shkaktuar vdekjen.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësii automjetit është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Ahmeti.