Aksident i rëndë në ShBA: Autobusi i shkollës përplaset me kamion: pesë të vdekur, përfshirë tre fëmijë - NACIONALE

Aksident i rëndë në ShBA: Autobusi i shkollës përplaset me kamion: pesë të vdekur, përfshirë tre fëmijë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pesë persona, përfshirë tre fëmijë, vdiqën në perëndim të shtetit Illinois të ShBA-së, kur një autobus i nxënësve dhe një kamion u përplasën mes vete në një autostradë të hënën, thanë autoritetet.

Autobusi ishte duke udhëtuar drejt lindjes, kur e kaloi vijën e mesit në rrugën “Route 24” dhe doli në shiritat me kah të kundërt “për arsye të panjohur” dhe në vijën e kamionit që po transportonte rërë, tha zyrtari policor, Jody Huffman, në një konferencë për gazetarë.

Të dyja automjetet u kapluan nga zjarri pas përplasjes. Aksidenti ndodhi rreth orës 11:30 paradite në Rushville, rreth 95 kilometra në perëndim të qytetit Springfield, raporton agjencia "Associated Press".

Të gjithë personat që ndodheshin në autobus – tre fëmijë dhe vozitësi – si dhe vozitësi i kamionit mbetën të vdekur.

“Nuk ka vërtet fjalë në këtë kohë që mund të thuhen. Kur keni humbje jete si kjo, është shkatërruese” – tha zyrtari policor në distriktin Schuyler, Bill Redshaw.

Shkaktari i aksidentit mbeti duke u hetuar të hënën pasdite. Emrat e viktimave nuk u publikuan akoma.

Lajme të ngjashme