Aksident i rëndë në Vragoli, përfshihen një autobus e një kamion
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Miradi, ku janë përfshirë një autobus e një kamion, siç shihet në fotografi. Sipas lexuesve i përfshirë në këtë aksident është edhe një veturë. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Përditësim:
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Nacionalen këtë aksident. Sipas Policisë të lënduar kanë mbetur dhjetëra persona.
Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t'u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin.