Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar
Në Varese të Italisë ka ndërruar jetë të shtunën një 37-vjeçar shqiptar.
Rreth orës 21:00 të mbrëmjes, 37-vjeçari nga Shkodra, Alfred Voka, ka qenë duke lëvizur me një motor kur është përplasur me një makinë tjetër.
Voka ka ndërruar jetë pak pasi ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht se ambulanca është dërguar menjëherë.
