Aksident i rëndë mes 6 veturave afër kufirit me Shqipërinë, 8 persona mbesin të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku kabë mbetur tetë persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë gjashtë automjete.
“Në ora 8:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4km para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”