Ahmeti për foton e Ibrahim Rugovës: Duke shpallur armik Escobarin jemi larg rrugës së tij - NACIONALE

Ahmeti për foton e Ibrahim Rugovës: Duke shpallur armik Escobarin jemi larg rrugës së tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Arben Ahmeti, ka komentuar fotografinë e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, dhe Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian, në të cilen shihet ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Me anë të një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se sot kur po anatemohen diplomatët amerikanë jemi larg nga vlerat që kemi trashëguar nga ish-presidenti Rugova.

Sot ne Kuvendin e Republikes, perfaqesuesi Amerikan ne Ballkan Gabriel Escobar u shpalle armik i Kosoves, ndaj te cilit duhet te rezistojne te gjithe.

Pas asaj per Grenell, kjo shenon fushaten e dyte serioze te politikaneve kosovare (Qeverive Kurti), kunder diplomateve amerikan.

Foto na e rikujton se jemi larg prej vlerave te beses, falenderimit dhe respektit ndaj miqve”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme