Ahmeti paralajmëron një lajm të madh për nesër: A do të jetë kandidat për president të Maqedonisë?
Lideri i BDI-së, Alhi Ahmeti, ka paralajmëruar se nesër do të jap një lajm të madh.
Përmes një “storje” në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka njoftuar se nesër në orën 11:00 do të jap lajmin në fjalë.
BDI, si partia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni, ende nuk e ka prezantuar kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale, të cilat pritet të mbahen shumë shpejt.
Ahmeti nuk e ka mohuar mundësin që ai mund të jetë kandidat për president.
