Ahmeti: Nga sot Armenia njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës - NACIONALE

Ahmeti: Nga sot Armenia njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se shteti i Armenisë nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, përfshirë ato të zakonshme, diplomatike e zyrtare.

“Pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve.” – ka shkruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme