Ahmeti këshillon Ramën e Qeverinë: Nënshkrimi i memorandumit në mes Komunës dhe Ministrisë i domosdoshëm - NACIONALE

Ahmeti këshillon Ramën e Qeverinë: Nënshkrimi i memorandumit në mes Komunës dhe Ministrisë i domosdoshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë idetë e tij se si e sheh të mundshme rregullimin e problemin në komunikacion, specifikisht “unazën e mesme”.

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij, për këtë arsye patën vrapuar pas Berzhin për të siguruar kredinë, duke dhënë edhe detaje të tjera.

Ish i pari i kryeqytetit, ka thënë se nënshkrimi i memorandumit në mes Komunës dhe Ministrisë sot është i domosdoshëm

Statusi i tij i plotë:

Unaza e mesme njëmend është hap i madh. Prandaj patëm vrapuar pas Berzhit për sigurimin e kredisë. Kemi arritur deri te draft dizajni final dhe patëm punuar me Ministrin Aliu për përdorimin e një pjese të autostradave egzistuese për ta përfunduar unazën.

Edhe nënshlrimi i memorandumit në mes të Komunës dhe Ministrisë sot është i domosdoshëm. Por ka ende hapa të cilat do të marrin kohë. Është mirë që të menaxhohen pritjet për këtë projekt madhor.

Kanë mbet edhe këto hapa të cilat marrin shumë kohë. Por fokusi i Komunës dhe Ministrisë duhet të jetë në shpronësim i cili mund ta vonojë projektin.

1. Draft Dizajni final

2. 120 dite diskutim publik

3. Dizajni final

4. Aprovimi i kredise - bordi i Berzhit

5. Ratifikimi i marreveshjes ne Kuvendin e Kosoves

6. Plani i shpronesimit sipas rregullave te Berzhit

7. Tenderimi sipas rregullave te Berzhit

8. Disbursimi

9. Ndertimi

Lajme të ngjashme