Ahmeti i PSD-së: Ai që ofendon Drenicën, nuk ka si të jetë përveç mbështetës i partisë në pushtet - NACIONALE

Ahmeti i PSD-së: Ai që ofendon Drenicën, nuk ka si të jetë përveç mbështetës i partisë në pushtet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i PSD-së, Bardh Ahmeti ka reaguar për sulmet ndaj deputetes së PSD-së, Ganimete Musliu.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se Drenica është vatra e rezistencës ndaj regjimit të Jugosllavisë.

Ahmetit tutje ka thënë se ne nuk duhet me u marrë me një “idiot” që banorët e kësaj zone i quan kafshë.

Dhe sipas tij, ai person nuk ka si të jetë ndryshe, përveç se mbështetës i partisë në pushtet.

Postimi i plotë i tij:

Te dhënat zyrtare na tregojnë se Drenica ka qene zona me e shtypur ne Kosove ne kohen e Jugosllavisë. Kjo për shkak se Drenica është njohur si vatra kryesore e rezistencës ndaj atij regjimi. Nesër fillon epopeja e UÇK-se ku përkujtojmë kontributin madhështor te familjes Jashari, prap ne Drenice.

Ama sot ne duhet me u marre me një idiot qe banoret e kësaj zone i quan kafshe. Një kastravec qe nuk e ka asnjë grimce kontribut për këtë vend, ama ia jep te drejtën vetes me e ofendu një krahine te tere. Sigurisht se ai nuk ka si te jete ndryshe përveçse mbështetës i partisë ne pushtet. Gjuha e urrejtjes qe ky pushtet po e ndjell ndaj Drenicës, është vazhdimësi e asaj te regjimit te kaluar. Kur e emëron këshilltare qiken e Surroit, qe e sheh anderr Titen, mbjelle urrejtje ndaj luftës se UÇK-se, rezultati s’mundet me qene ndryshe.

Lajme të ngjashme