AGK thirrje FFK-së të organizojë Kuvend të hapur për mediat - NACIONALE

AGK thirrje FFK-së të organizojë Kuvend të hapur për mediat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka bërë thirrje FFK-së që të organizojë Kuvend të hapur për mediat.

Shtëpia numër një e futbollit në vendin tonë nesër do të mbajë Kuvendin e punës, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë njoftim apo diçka të tillë.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", AGK pohoi se pak orë para mbajtjes së Kuvendit, gazetarët nuk e kanë asnjë informacion rreth asaj se çka pritet të ndodhë nesër.

"AGK-ja, i bën thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që të organizojë Kuvend të hapur dhe transparent, në mënyrë që opinioni të jetë i informuar për vendimet e rëndësishme që do të merren në këtë Kuvend. Kjo bëhet akoma më e rëndësishme në kohën kur shtëpia më e madhe e futbollit në vend nuk e ka përfunduar ende procesin e licencimit. Në cilëndo rrethanë, FFK-ja, duhet të krijojë kushtet e nevojshme për raportimin profesional të medieve", shkruan ndër tjerash në njoftimin respektiv.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

Lajme të ngjashme