AGK-ja dënon fushatën e rrezikshme me video-montazhë ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj - NACIONALE

AGK-ja dënon fushatën e rrezikshme me video-montazhë ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dënuar fushatën e rrezikshme me video-montazhë ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Bëhet fjalë për një deklaratë, video, që është montuar në atë formë që të duket se Mehmetaj shanë votuesit e Vetëvendosjes. Kjo video e fabrikuar është shpërndarë në dhjetëra faqe që e përkrahin këtë parti politike dhe qeverinë e zotit Kurti, duke nxitur mijëra komente negative.

“AGK-ja e fton partinë politike, Vetëvendosje dhe përkrahësit e saj që të heqin dorë nga format e rrezikshme të fushatave, që kanë për qëllim intimidimin dhe dengrimin e gazetarëve në Kosovë.” – thuhet ndër të tjera në reagim.

E plotë:

Fushatë e rrezikshme me video-montazhë ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me një video-montazhë ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, gjatë një paraqitjeje televizive. Sipas materalit të publikuar nga Mehmetaj, një citat, i lexuar nga një postim i një personi të tretë në Facebook, i mveshet si deklaratë atij.

Videoja është montuar në atë formë që të duket se Mehmetaj shanë votuesit e Vetëvendosjes. Kjo video e fabrikuar është shpërndarë në dhjetëra faqe që e përkrahin këtë parti politike dhe qeverinë e zotit Kurti, duke nxitur mijëra komente negative.

AGK-ja e konsideron këtë një formë të re, të papranueshme dhe shumë të rrezikshme të sulmeve ndaj gazetarëve. Video të tilla vënë në rrezik sigurinë fizike të gazetarit Mehmetaj, dhe AGK-ja e nxitë atë që t’i paraqesë faqet e Facebookut në Policinë e Kosovës.

AGK-ja e fton partinë politike, Vetëvendosje dhe përkrahësit e saj që të heqin dorë nga format e rrezikshme të fushatave, që kanë për qëllim intimidimin dhe dengrimin e gazetarëve në Kosovë.

Lajme të ngjashme