Agim Veliu: LDK-ja nuk shpëtohet duke u kapur pas strukturave të kontrolluara, por duke dëgjuar bazën - NACIONALE

Agim Veliu: LDK-ja nuk shpëtohet duke u kapur pas strukturave të kontrolluara, por duke dëgjuar bazën

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar me tone të ashpra ndaj lidershipit aktual të partisë, pas asaj që ai e ka cilësuar si një "humbje të thellë" në zgjedhje.

Përmes një reagimi në Facebook, Veliu ka kritikuar strukturat udhëheqëse, duke theksuar se partia nuk është pronë e një rrethi të ngushtë dhe se shpëtimi i saj nuk vjen nga kontrolli i strukturave të brendshme, por nga dëgjimi i anëtarësisë.

Reagimi:

Anëtarësia është themeli i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Asnjë kryetar, asnjë kryesi, as Këshilli i Përgjithshëm dhe as Kuvendi nuk është mbi vullnetin e anëtarëve të LDK-së.

Pas humbjes së thellë të zgjedhjeve nuk shpëtohet duke u kapur pas strukturave të kontrolluara, por duke dëgjuar zërin e bazës.

LDK nuk është pronë personale, as e një rrethi të ngushtë. Ajo u përket anëtarëve që e kanë ndërtuar, e kanë mbajtur dhe vazhdojnë ta mbajnë.

Historia e ka treguar se ata që i presin rrënjët, çajnë themelin, e ngatërrojnë rrugën dhe e shndërrojnë shtëpinë e përbashkët në strehë personale, nuk mbahen mend si kryetarë, por si i fundit që del prej saj.

Zoti e ruajt LDK-në!

Lajme të ngjashme