Agim Bahtiri nga Selaci: Shala e Bajgorës do të zhvillohet, Kosova i ka borxh
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka njoftuar se të shtunën ka qëndruar në fshatin Selac.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bahtiri ka thënë se ka shikuar përgatitjet për ndërtimin e Parkut të Erës.
Tutje, ai ka shkruar:
“Për fund, duke u kthyer u ndala tek kroi i Selacit, dhe u ndjeva i lumtur të pi ujë nga ky burim.
Shala e Bajgorës do të zhvillohet! Kosova i ka borxh këtyre trojeve të Shalës!”.