Afrim Haliti: A ka Kosova ndonjë emërtim rruge me emrin e Pandeli Majkos
Analisti nga Londra, Afrim Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj revoltimit të kryetarit të PD-së në Shqipëri, Sali Berisha lidhur me raportimet se kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka “copëtuar” rrugën që mban emrin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Haliti i ka reaguar Berishës duke thënë se kur ai del të mbrojë diçka “diçka është kalbur në shtetin e Danimarkës!”.
Tutje, analisti Haliti pyeti se a ka Kosova ndonjë emërtim rruge me emrin e Pandeli Majkos.
Postimi i plotë:
Kujtojmë që ish-kryeministri e ish-presidenti shqiptar, Sali Berisha është shfaqur tejet i revoltuar pas vendimit të autoriteteve lokale të Bashkisë Tiranë, për ndryshimin e rrugës, respektivisht "copëtimit" që iu bë asaj që deri më tani quhej "Ibrahim Rugova".
"Ky është një akt turp i urrejtjes së Edi Ramës dhe Erion Veliajt ndaj presidentit Rugova dhe veprës së tij dhe Kosovës", ka thënë ai për Nacionalen.