Abrashi i VV-së me akuza: Akterë brenda prokurorisë bashkëpunojnë me opozitën kundër Qeverisë - NACIONALE

Abrashi i VV-së me akuza: Akterë brenda prokurorisë bashkëpunojnë me opozitën kundër Qeverisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka akuzuar persona brenda prokurorisë se punojnë kundër Qeverisë.

Abrashi në një postim në Facebook, ka thënë se kjo bëhet në bashkëpunim me opozitën.

“Akterë brenda prokurorisë bashkëpunojnë me opozitën kundër Qeverisë.” – ka thënë ai.

Vlen të theksohet se pas publikimit të disa skandaleve radhazi të Qeverisë Kurti, deputetët e pushtetit kanë pasur sulme të shumta në rrjete sociale ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Lajme të ngjashme