Abdullahu për videot e VV-së: Kësaj i thonë diktaturë populiste
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka reaguar për videot që po shpërndahen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se videot e VV-së merren më të kaluarën në mënyrë që të mos merren me dështimet e sotme.
“Mbase PROTESTA të Qeverisë kundër opozitës. Kësaj i thonë diktaturë populiste. Poshtë populizmi”, ka shkruar Abdullahu në Facebook.