Abdixhiku e tregon datën e Kuvendit të LDK-së: Më 19 nëntor le të ringritemi si një
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se thirrur Kuvendin X Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me datë 19 nëntor 2023.
Abdixhiku ka bëtë të ditur se po atë ditë do ta thërras edhe antarësinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Në cilësinë e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas kompetencave të përcaktuara me nenin 17 të Statusit të LDK-së, thërras Kuvendin X Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me datë 19 nëntor 2023.
Në po të njëjtën ditë, në ngjarjen vijuese, thërras anëtarësinë tonë në ngjarjen e madhe të Konventës Programore ‘Rruga e Re’.
Le të ketë festë!
Le të ringritemi si një.
