Abdixhiku takon shefin e zyrës sllovake: Sllovakia duhet ta marrë hapin formal drejt njohjes së Kosovës - NACIONALE

Abdixhiku takon shefin e zyrës sllovake: Sllovakia duhet ta marrë hapin formal drejt njohjes së Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të mërkurën shefin e Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë Rastislav Kostilník.

Abdixhiku i ka bërë thirrje sllovakut që shteti i ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Abdixhiku shprehu mirënjohje për rolin e zyrës ndërlidhëse sllovake njëkohësisht i bëri thirrje Sllovakisë që ta marrë hapin formal drejt njohjes së Kosovës dhe shprehu bindjen se një njohje nga shteti sllovak do të mirëpritej nga qytetarët e Kosovës, dhe t'i ndihmonte forcimit të marrdhënieve bilaterale si dhe stabilitetit të rajonit.” – thuhet në postimin e LDK-së në Facebook.

Tutje në këtë takim është diskutuar edhe për situatën politikë në Kosovë dhe qëndrimin e LDK-së për këto zhvillime.

Abdixhiku më të ka biseduar edhe për programin 100 pikësh të LDK-së "Rruga e Re", që do të shpaloset gjatë muajit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme