Abdixhiku takohet me kongresmenin Robert Aderholt: Një mik i madh i Kosovës, e ftova të vizitojë Kosovën
Kongresmeni republikan Robert Aderholt ka pritur në Kongresin Amerikan kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
E kryetari i LDK-së, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka ftuar kongresmenin Aderholt të vizitojë Kosovën.
Abdixhiku tha po ashtu se e quajti kongresmenin Aderholt mik të madh të Kosovës.
“Në Kongresin Amerikan, u prita nga Kongresmeni Republikan Robert Aderholt. Atij fillimisht i urova rizgjedhjen nga gara e javës së kaluar. Kongresmeni Aderholt është një mik i madh i Kosovës. Në rolin e bashkëudhëheqësit të grupit për çështjet shqiptare, ai ka shtyrë në vazhdimësi pozicionin e Kosovës në Kongresin Amerikan dhe politikën e jashtme amerikane. Për këtë e falënderova përzemërsisht. Të njëjtin e ftova për vizitë në Kosovë. Populli i Kosovës mbetet falënderues për kontributin e Kongresistëve në momente të ndryshme historike. Për këtë mbështetje kemi nevojë edhe sot.” - shkroi Abdixhiku në Facebook.