Abdixhiku: S’po flasim për Asociacion por për Autonomi
“Debati në Kosovë do të duhej të bëhej këto dy vite se çfarë asociacioni po ofrojmë në si Kosovë”, ka deklaruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Abdixhiku ka thënë se po të flisnim 3 muaj para ditës së sotme se Kosova duhet të bëjë Asociacionin, panelistët nëpër studio do t’i thonin atij se çfarë lëshimi po i bën Serbisë pa nevojë.
“Pra kuptojeni që në politika madhore shtetërore vendimmarrja pragmatike ndonjëherë është më e suksesshme në rrugën afatgjate”, është shprehur Abdixhiku.
Tani sipas Abdixhikut nuk po flitet për Asociacion por për Autonomi.
“Çështja e dytë thelbësore është që më nuk po flasim për Asociacion por Autonomi, ne po flasim për autonomi me potencial të rrezikshëm për 10 vitet e ardhshme që të na shndërrohet si ai draft statuti i ekipit menaxhues”, ka deklaruar ai.