Abdixhiku: Shqipëria 950 euro pagën për mësuesit, kryepopulisti ynë i zënë me Maqedoninë e Veriut
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po merret me zgjedhje në Maqedoni të Veriut.
Ai ka bërë me dije se Kosova nuk mund të krahasohet me vendet fqinje.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri i Kosovës po merret me zgjedhjet ndër-shqiptare në Maqedoni të Veriut.
“Shqipëria drejt pagës 950 euro për mësues! Po, plot 950 euro për mësues! Gjersa kryepopullisti ynë është i zënë me zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni, edhe krahasimi me vendet fqinje ka nisë të mos ketë më kuptim”, ka shkruar ai.
I pari i LDK-së ka theksuar se rruga më e mirë për Kosova është platforma politike e LDK-së.
“Është në vitin e katërt të Qeverisë. Do të ketë menaxhuar plot 12 miliardë euro për këto katër vjet; më shumë se secili njeri në histori të vendit; dhe prap asnjë shenjë! Propagandë, fjalë të thata e përçarje urrejtëse - ky është diskursi politik sot!l Kohë për të humbur nuk kemi! ‘Rruga e Re’ është zgjidhja. Me Rrugën e Re dhe Rrogat e Reja. 23% më shumë se sot!”, ka shkruar Abdixhiku.