Abdixhiku: Sejdiu është rugovist në bindje, kisha frikë se VV-ja do ta prishte marrëveshjen - NACIONALE

Abdixhiku: Sejdiu është rugovist në bindje, kisha frikë se VV-ja do ta prishte marrëveshjen

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kandidati për president nga marrëveshja me Vetëvendosjen, Bekim Sejdiun është “rugovist në bindje”.

Ai në Kanal 10 ka thënë se “Sejdiu është LDK në thelb”.

“Bekim Sejdiu është LDK në thelb, rugovist në bindje”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku foli edhe për zhvillimet politike dhe marrëveshjet mes partive, duke thënë se kishte pasur frikë se procesi mund të dështonte.

“Kam pasur frikë se në momentet e fundit Lëvizja Vetëvendosje do ta prishte marrëveshjen”, deklaroi Abdixhiku.

Lajme të ngjashme