Abdixhiku për kontratat "sekrete" të Qeverisë Kurti: Dëshmi e qartë për korrupsion masiv
“Kontratat në vlerë prej 209 milionë euro përbëjnë një ndër skandalet më të mëdha korruptive në vend”, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku rreth tenderëve njëburimor të Qeverisë së Albin Kurtit gjatë mandatit të tij. “Tenderi njëburimor është komunikim drejtpërdrejt më një biznes. Ai zyrtari i Ministrisë e zgjedh një biznes që ia merr mendja, këto i kemi quajtur tenderë sekret. Ajo çfarë kemi nisur në është maja e Ajsbergut të korrupsionit sistematik në gjithë Kosovën për tri vitet e fundit dhe është heqje e perdes së një korrupsioni mirë të instaluar, ky është vetëm fillimi do të bëjmë komision hetimor, do të dërgojmë lëndë në Prokurori. Ne kemi marrë një rast nga KRPP nga të dhënat kemi kuptuar për shkallën e madhe të aferave korruptive”, tha Abdixhiku.
Korporata Energjetike e Kosovës, sipas Abixhikut prinë me 99 milionë euro në tenderet njëburimor, ku vetëm një kompani ka marrë 13 herë tender, pa thirrje publike.
“Janë 781 tenderë sekret, në vlerë prej 209 milionë. Për shembull Korporata Energjetike e Kosovës 99 milionë euro me tenderë sekret, 13 herë një kompani e njëjtë ka marrë tenderë. Në ministrinë e Punëve të Brendshme i është dhënë një tender një kompanie nga Shqipërie 15 milionë euro, tender sekret, në kohën kur në Kosovë ka plot kompani të njëjta që kryejnë këto shërbime. Ja kanë dhënë një kompanie me precedent kriminal. Kontratat në vlerë prej 209 milionë euro përbëjnë një ndër skandalet më të mëdha korruptive në vend. Kjo aferë është dëshmi e qartë që brenda Qeverisë së Albin Kurtit a korrupsion masiv, kjo nuk do të thotë që të tjerët para tij nuk kanë pasur, por këtu janë 209 milionë euro”, shtoi Abdixhiku.