Abdixhiku me video nga ndërtimi i rrugës "Nekibe Kelmendi" në Prishtinë: Injorojeni propagandën, urrejtjen e përçarjen - NACIONALE

Abdixhiku me video nga ndërtimi i rrugës "Nekibe Kelmendi" në Prishtinë: Injorojeni propagandën, urrejtjen e përçarjen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me promovimin e punëve në kryeqytet.

Ai ka publikuar pamje nga ndërtimi i rrugës “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë.

Abdixhiku ka bërë thirrje që injorohet propaganda, urrejtja e përçarja, si mesazh kundër Qeverisë Kurti.

Shkrimi i tij:

Javë e re, rrugë të reja.

Rruga 'Nekibe Kelmendi', një investim tjetër kapital në Prishtinë. Një tjetër përkushtim i yni për fokus në gjëra që kanë rëndësi e që bëjnë vërtetë ndryshim! Për këtë duhet të jetë shërbimi publik! Për këtë LDK qëndron sot! Injorojeni propagandën, urrejtjen e përçarjen. Kosova ka shumë punë më të mençura para vetes se sa të ngecë në moçalin e zymtësisë.

Lajme të ngjashme