Abdixhiku me ambasadorin italian, flasin për “zhvillimet politike në vend”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar takim me ambasadorin itlaian në vend Antonello De Riu, me të cilin, siç njoftoi LDK, kanë biseduar për situatën dhe zhvillimet politike në vend.
Mes tjeras, sipas komunikatës për media, ata folën edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Italisë.
Komunikata e plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin De Riu rreth qëndrimeve të LDK-së karshi situatës dhe zhvillimeve politike në vend. Gjatë takimit kryetari Abdixhiku po ashtu ritheksoi nevojën e vazhdueshme për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.
Po ashtu u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, ndërsa kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Italia i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset.