Abdixhiku: Kam vendosur të merrem me politik për të ndryshuar gjendjen në Kosovë - NACIONALE

Abdixhiku: Kam vendosur të merrem me politik për të ndryshuar gjendjen në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pushteti në Kosovë po bën propagande dhe ofendme ndaj kundërshtarëve politik, që sipas tij po e përçajnë shoqërinë.

Abdixhiku tha se merret me politik për të ndryshuar gjendjen në Kosovë dhe se fëmijet e tij do t’i rrisë në Kosovë.

“Kam vendosur të merrem me politik për të ndryshuar gjendjen politike në Kosovë, kam vendosur fillimisht t’i rris fëmijët e mi në Kosovë, atyre dhe fëmijëve të Kosovës t’u jap një të ardhme që e meritojnë”, ka deklaruar Lumir Abdixhiku në Debat Plus.

Abdixhiku ka ka thënë se Kurti ka zgjedhur një gjuhë polarizues e të ulët t’i ofendojë kundërshtar politik që sipas Abdixhiku ai ata në të kaluarën i lute që t’i shkonin në bashkëqeverisje.

“Propaganda është mjet i këtij pushteti dhe video të tilla janë mjete për manipulimin e gjendjes së tanishme dhe nevojës se domosdoshme për të prodhuar lajme të rreme”, ka deklaruar i pari i LDK-së.

Për Abdixhukun është e pa papranueshëm polarizimi i shoqërisë nëpërmjet propagandës të cilën e është duke e bërë Lëvizja Vetëvendosje me konflikte të pa qenë e me të pa vërteta.

Sipas tij politika duhet të bëhet në përballje të ideve edhe argumenteve.

Lajme të ngjashme