Abdixhiku jep detaje nga takimi me Abazoviq: Biseduam për të ardhmen e rajonit - NACIONALE

Abdixhiku jep detaje nga takimi me Abazoviq: Biseduam për të ardhmen e rajonit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dhënë detaje nga takimi që pati sot me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abdixhiku përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kanë diskutuar për të ardhmen e rajonit.

“Biseduam mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet, siç dhe shkëmbyem pikëpamjet tona për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit. Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, njohës i rendit të parë i pavarësisë së Kosovës, ndanë të njëjtën të ardhme me Republikën e Kosovës.” – ka thënë tutje ai.

Në fund, Abdixhiku ka shënuar: “Biseduam për projektet e përbashkëta kapitale si dhe lidhjen e fortë emocionale e historike që populli i Kosovës ka - në veçanti - me shqiptarët në trevat e Ulqinit, Tuzit, Tivarit, Plavës, Rozhajës e Gucisë”.

Postimi i plotë:

Sot, në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, prita kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazović.

Biseduam mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet, siç dhe shkëmbyem pikëpamjet tona për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit. Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, njohës i rendit të parë i pavarësisë së Kosovës, ndanë të njëjtën të ardhme me Republikën e Kosovës.

Biseduam për projektet e përbashkëta kapitale si dhe lidhjen e fortë emocionale e historike që populli i Kosovës ka - në veçanti - me shqiptarët në trevat e Ulqinit, Tuzit, Tivarit, Plavës, Rozhajës e Gucisë.

Lajme të ngjashme