Abdixhiku i drejtohet Kurtit edhe me postim: E propozojmë Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur edhe me një postim në Facebook ofertës së kryeministrit Albin Kurti.
Abdixhiku ka thënë se LDK e propozon Vjosa Osmanin për presidente, nëse VV i garanton 66 vota për të.
“I nderuar Kryeministër Kurti,
Meqë po komunikojmë në distancë,
Ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë.
Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot pergjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të.
Ju faleminderit”, ka shkruar ai.