Abdixhiku e pret në takim ambasadoren e Holandës: Flasin për zgjedhjet në vend dhe zhvillimet e fundit - NACIONALE

Abdixhiku e pret në takim ambasadoren e Holandës: Flasin për zgjedhjet në vend dhe zhvillimet e fundit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar sot me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven.

LDK përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se takimi është zhvilluar në selinë e partisë, ku janë diskutuar zhvillimet e fundit në vend dhe zgjedhjet që do të mbahen më nëntë shkurt.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadoren Boven, për përgatitjet që po i bën Lidhja Demokratike lidhur me zgjedhjet parlamentare, shpalosjen e programit politik “Rruga e Re”, si dhe për “Turneun e Ndryshimit” i cili po mbahet gjithandej Kosovës, e po ashtu edhe në mërgatë dhe mbështetjen e madhe qytetare që ka marrë ky turne.

Në fund të takimit, kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadoren Boven për mbështetjen e vazhdueshme, që Holanda i ka dhënë Kosovës, në proceset e rëndësishme të zhvillimit të vendit.” – thuhet tutje.

Lajme të ngjashme