Abdixhiku: Cikli i takimimeve ‘LDK ju dëgjon’ ka tejkaluar përkatësitë politike - NACIONALE

Abdixhiku: Cikli i takimimeve ‘LDK ju dëgjon’ ka tejkaluar përkatësitë politike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar takim me me Degën e 20-të të “Qytetit të vjetër” në Prishtinë.

Në këtë tubim prezent ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili tha se . Interesimi i qytetarëve për pjesëmarrje në ciklin e takimeve ‘LDK ju dëgjon’ tashmë ka tejkaluar përkatësitë politike.

“Kjo paltformë komunikimi po bëhet adresë e shtrimit të brengave të qyretarëve në çdo lagje e çdo anë, për çdo temë e për çdo hall. Nga ato të sigurisë, tek të përballueshmërisë, të energjisë, punësimit, investimeve, arsimit, shëndetësisë e ikjes”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

I pari i këtij subjekti ripërsërir nevojën për koordinim të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sonte, ripërsëritëm nevojën për koordinim të ngushtë me ShBA-të; si domosdoshmëri e mosrënies në kurthin e forcave destabilizuese me adresë në Serbi. Provokimet dhe tendencat destabilizuese të Serbisë nuk janë të reja. Ato synim kanë rrënimin e shtyllave kryesore të Republikës sonë - sovranitetin në veri me fokus të veçantë. Përballë provokimeve të tilla, Kosova duhet të tregojë maturi, angazhim për ligjshmëri, unitet të brendshëm politik e koordinim me aleatë. Kështu, si në çdo moment të vështirë, do t’ia dalim përballë secilës sfidë. Çdo ecje ndryshe, do të ketë pasoja të rënda për vendin”, ka shkruar Abdixhiku.

“Ne do të vazhdojmë takimet me qytetarë. Në çdo qytet e çdo fshat. LDK-në do ta mbajmë në bashkëbisedim me qytetarë. Rruga jonë politike do të shtrohet së bashku me ta”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme