Abazoviq ia dorëzon detyrën kryeministri të ri të Malit të Zi, Milojko Spajiq
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ia ka dorëzuar detyrën sot kryeministrit të ri të këtij shtetit, Milojko Spajiq.
Kështu ka bërë të ditur Abazoviq përmes një shkrimi në Facebook.
Ai i ka uruar fat kryeministrit të ri të Malit të Zi.
“I urova fat kryeministrit të ri dhe të 44-të të qeverisë. Mali i Zi gjithmonë të arrijë vetëm suksese dhe të qëndrojë në rrugën e drejtë!” – ka shkruar ai.
Kujtojmë se mbrëmë është formuar qeveria e re në Mal të Zi.