Abazi: Vazhdojmë me Procesin e Berlinit se ”promaja” në Ballkan ta then qafën
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi është tallur me nismën rajonale “Ballkani i Hapur”.
Ai pretendon që kjo nismë ka dështuar dhe se tani duhet të vazhdohet me Procesin e Berlinit.
Duke ironizuar Abazi ka shkruar në Facebook se "”promaja” në Ballkan ta then qafën."
“Kaq për Ballkanin e Hapur. Vazhdojmë me Procesin e Berlinit se ”promaja” në Ballkan ta then qafën.” – ka shkruar ai,
Reagimi i tij vjen pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, raportohet se po hetohet nga FBI.
Kujtojmë se Kosova nuk kishte pranuar të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur.
