Haki Abazi: Me votat e mia Albin Kurti e mposhti Vjosa Osmanin në vitin 2019
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit parlamentare ka marrë 20 mijë vota me shumë se Presidentja Vjosa Osmani.
Abazi në një intervistë në Pressing ka thënë se Kurti 1 ka qenë rruga për ardhjen në Qeveri.
"Unë mendoj se Kurti 1 ka qenë rruga për me ardh në Qeveri, unë kam sjell diku rreth 20 mijë vota të cilat e kanë mundur Vjosa Osmanin si kundër kandidate, nëse e shohim ne këtë konstulacion, do të thotë e keni parasysh në fushatë e dytë ku në të vetmin moment që unë shihem me Lëvizjes Vetëvendosje si i thirrur, është vizita tek varri i Ibrahim Rugovës, unë besoj në atë që besoj dhe nuk turpërohem, unë kam besu në të kaluarën dhe vazhdojë me besu, unë nuk turpërohem për qëndrimet e mia politike", ka thënë Abazi.
Gjatë kësaj interviste Abazi ka folur rreth partisë së tij, duke thënë se këtë subjekt politik e ka bashkuar qëllimi që të ndërpritet korrupsioni në vend, të ketë agjendë kundër Serbisë dhe t’u sjellë qytetarëve prosperitet.
