Aleanca zgjedh Kryesinë e re dhe funksionalizon organet e partisë
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës ka votuar përbërjen e re të Kryesisë së partisë, pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve të brendshme.
Kreu i AAK-së, Ardian Gjini, njoftoi se gjatë mbledhjes është bërë edhe themelimi dhe funksionalizimi i disa organeve partiake, përfshirë Këshillin e Kryetarëve të Degëve, Këshillin e Nderit, Kolegjiumin e Ekspertëve të Aleancës, Kolegjiumin e Anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe Kolegjiumin e Drejtorëve të Aleancës.
“Ky proces shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e strukturave tona dhe në përgatitjen për sfidat politike që na presin”, shkroi Gjini.
Sipas tij, Kryesia e re përfaqëson një kombinim të përvojës dhe energjisë së re dhe synon të udhëheqë me përgjegjësi proceset politike dhe organizative të AAK-së.