A po afrohet Limaj edhe më shumë me PDK-në? - NACIONALE

A po afrohet Limaj edhe më shumë me PDK-në?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një muaj më parë kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ishte takuar me kryetarin e degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakun dhe Kryetarin e Skenderajt, Fadil Nurën.

Mirëpo ky nuk ishte takimi i fundit që Limaj e ka bërë me anëtarët dhe deputetë të PDK.

Deputeti i kësaj partie, Mërgim Lushtaku, ka publikuar fotografi me Kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.

Kohëve të fundit, ka pasur zëra të ndryshëm, se po kërkohet rikthimi i Fatmir Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës.

Madje, burime të ndryshme i kanë thënë Nacionales se shumë anëtarë të partisë së Limajt kanë kërkuar bashkimin me PDK-në.

Por, kryesia e PDK-së megjithatë thonë burimet nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Në fotografinë e shpërndarë nga Lushtaku së bashku me Limaj, është edhe një djalë i vogël me rroba të UÇK-së.

UÇK-ja na bashkon brez pas brezi”, ka shkruar Lushtaku në mbi shkrimin e fotografisë.

Lajme të ngjashme