Mundësia për kalimin e Limajt në PDK? Sot kryetari i Nismas takohet e pi çaj me Sami Lushtakun - NACIONALE

Mundësia për kalimin e Limajt në PDK? Sot kryetari i Nismas takohet e pi çaj me Sami Lushtakun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pasur sot një takim me kryetarin e degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku.

Ky takim vjen në kohën kur ka pasur zëra të ndryshëm, se po kërkohet rikthimi i Fatmir Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës. Madje, burime të ndryshme i kanë thënë Nacionales se shumë anëtarë të partisë së Limajt kanë kërkuar bashkimin me PDK-në. Por, kryesia e PDK-së megjithatë thonë burimet nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Fotografi nga takimi Limaj-Lushtaku ka publikuar kryetari i Skënderajt, Fadil Nura.

“Një pasdite, çaj me miq!”, ka shkruar Nura.

Lajme të ngjashme