A e njihni Andin Lokajn si roker? Dëgjoni zërin e tij në rolin e këngëtarit, nuk do të zhgënjeheni
Komentatori ikonik Andin Lokaj së fundmi tha se ka ndarë rrugët me Radio Televizionin e Kosovës, por a e keni njohur atë si roker?
Epo, do të faleshim po të supozonim se rikthimi i tij në profesionin e vjetër prej rokeri është mbi tavolinë, pasi ai duket se ka kryer punë me komentim njëherë për njëherë, apo ndoshta bëhet fjalë edhe vetëm për ndryshim kanali.
Nuk e dimë për momentin. Tentativat e Nacionales për të kontaktuar me Lokajn deri tash kanë qenë të dështuara.
Në anën tjetër, në një komunikim telefonik, Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka thënë për Nacionalen:
"Andin Lokaj nuk është larguar nga puna. Jam njoftuar se vendimi është personal por ende nuk kam pranuar kërkesën zyrtare nga ana e tij për përfundimin e kontratës".
Përveç shpërthimeve të tij në mikrofonin e komentimit, atë kemi pasur rastin ta dëgjojmë në të kaluarën edhe në rolin e rokerit, derisa ishte vokalist i grupit "Urban 21".
Vetëm dy këngë të këtij grupi janë të disponueshmë për dëgjim në YouTube.
Dhe, absolutisht ajo që spikatë, është "larg njëri-tjetrit".
Dëgjojeni më poshtë dhe na tregoni në komente si po ju tingëllon Lokaj si këngëtar.
