Po çka po ndodh këtu? Largohet nga RTK-ja, Andin Lokaj - NACIONALE

Po çka po ndodh këtu? Largohet nga RTK-ja, Andin Lokaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Andin Lokaj, gazetari me përvojë të gjatë në skenën televizive vendore, ka informuar popullin se do të largohet nga televizioni publik.

Lokaj është një prej komentatorëve më në zë të sportit, dhe së fundi ka bërë bujë me komentimet e tij të kampionatit botëror “Katari 2022”.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se “këto ishin emocionet e mia të fundit pas pesë vjetësh nga RTK-ja.”

“Më nuk do të jem pjesë e televizionit publik.” – është shprehur z. Lokaj.

Ai ka paraqitur në atë postim edhe golin e shënuar nga Maroku, që duket se do të jetë goli i fundit që e ka komentuar në televizionin publik (RTK).

Më pas, z. Lokaj ka paraqitur edhe një postim tjetër ku shkruante “Freedom” (ang. Liri).

Lajme të ngjashme