A do të ketë grevë në sistemin arsimor në janar, përgjigjet Rrahman Jasharaj - NACIONALE

A do të ketë grevë në sistemin arsimor në janar, përgjigjet Rrahman Jasharaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Janari i vitit 2023 mund ta gjejë sistemin arsimor në grevë. Kështu po lë që të nënkuptohet kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.

Jasharaj për KosovaPress nuk e ka mohuar mundësinë për rikthimin e grevës nëse qeveria nuk i mban fjalët për ligjin e pagave.

Më 22 dhjetor Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për pagat në sektorin publik.

SBASHK-u ka kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre.

“Kur pezullohet greva nuk është e mbyllur dhe si e tillë mbetet si mundësi të rikthehet. Ne edhe opinionit ja kemi bërë të ditur se janari është muaji i cili do të vendoset ku tutje. Lajmet që i marrim e që nuk janë zyrtare për ligjin e pagave, sepse ishte edhe ky ligj në të kaluarën, jo vetëm SBASHK-u, por veçmas SBASHK-u dhe sindikatat e tjera i dërgoi në grevë…Më të zgjaturit greva, Nagavci dhe të tjerët nga qeveria, mbase për të ndikuar te grevistët nisën të flasin fjalë të mëdha për ligjin e pagave. Unë besoj se greva ka ndikuar që qeveria ta shpejtojë procesin, ngase fillimisht kishte premtuar në mars, pastaj qershor”.

“Urojmë ky dhjetori të na sjell edhe një lajm të gëzuar, edhe leximin e dytë dhe votimin, dhe uroj që Nagavci dhe deputetët, sidomos të pozitës, ta mbajnë fjalën sepse ata publikisht kanë premtuar se do të hiqet afati tetë muaj pas votimit në gazetën zyrtare, gjitha këto janë nëse ndodhin e janari do të na tregojë… Po u bë një ligj me këto paga që janë, nuk na duhet asgjë, pra çdo gjë varet nga qeveria dhe ne janarin do ta presim me entuziazëm, por edhe me atë sfidën që nëse nuk ndodhin gjërat si duhen”, theksoi Jasharaj.

Lajme të ngjashme