89% e qytetarëve thonë se Kurti ka rënë në grackën e Serbisë - NACIONALE

89% e qytetarëve thonë se Kurti ka rënë në grackën e Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale sot gjatë ditës e ka hapur një sondazh në grupin e saj në Viber duke i pyetur të pranishmit për mundësinë që Qeveria Kurti të kishte rënë në kurthin e Serbisë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka thënë vazhdimisht se Qeveria Kurti po binte në kurthet e Serbisë ndërsa një gjë e tillë ishte thënë me fjalë tjera edhe nga një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit me emrin Martin McDowell.

Çka mendonin qytetarët në grupin Viber?

Nga 357 vota të deritashme, del se janë përgjigjur me “PO” plot 89 për qind e votuesve. Me “JO” janë përgjigjur 23. Ndërsa me “Nuk e di” janë përgjigjur 13 sosh.

Kujtojmë se në veri të vendit vazhdon të ketë zbrazëti institucionale, ndërkohë që Serbia përmes presidentit të saj Vuçiq ka dhënë sinjale se e mbështeste planin franko-gjerman.

Në anën tjetër, Kosova është nën presion të madh që të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Lajme të ngjashme